Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Posto lajme ketu qe te dalin ne faqen e pare.

Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby tenda-mane on Fri Mar 14, 2008 12:41 am

Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane
• Nga Stavros Dhimas

Gazeta greke "Kathimerini" e së dielës botoi një intervistë ekskluzive të kryeministri shqiptar Sali Berisha, i cili flet gjerësisht për gjendjen në Ballkan. "Pavarësia e Kosovës i dha fund kapitullit të librit shqiptar", deklaron kreu i qeverisë. Sipas tij, pas pavarësisë së Kosovës nuk do të ketë më ndryshim kufijsh në Ballkan. I pyetur për çështjen çame ai thekson se në vitet 1992-96 këtij problemi ju gjend zgjidhja e duhur me nënshkrimin e protokollit të miqësisë dhe bashkëpunimit. "Kjo tashmë është një çështje tekniko-ligjore sepse ka të bëjë me pronësitë dhe duhet të zgjidhet mbi këtë bazë", thotë Berisha.
Besoj z/kryeministër, se do të jeni dyfish i gëzuar këto ditë. Dera për hyrjen e Shqipërisë në NATO u hap në samitin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, Kosova u bë e pavarur...
Padyshim, bëhet fjalë për çështje të rëndësishme, por unë mendoj edhe për popujt e tjerë miq të Ballkanit, sepse kam një besim të thellë që pavarësia e Kosovës është një ofertë e madhe për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Çfarë ju bën të besoni se rajoni do të qetësohet me pavarësinë e saj, nga momenti kur ekziston frika se do të hapet "thesi i Eolit"? Përse të mos kenë të njëjtën të drejtë serbët e Bosnjës, hungarezët e Vojvodinës dhe të Transilvanisë dhe të kërkojnë edhe ata pavarësi?
Kosova është një çështje krejtësisht e veçantë. Nëse bëni një udhëtim në histori, do të shihni se Kosova kurrë nuk ishte pjesë e Serbisë, por një tokë e pushtuar prej saj. Në vitin 1389 luftuan së bashku në fushën e Kosovës serbët, shqiptarët dhe hungarezët.
Deri në 1912-n ishte vilajet i Perandorisë Osmane. Iu dha Serbisë prej një shekulli dhe gjatë këtij shekulli Serbia kurrë nuk krijoi lidhje thelbësore më Kosovën, por krijoi lidhje të një karakteri kolonial.
Jeni dakord me shqiptarët e tjerë që mbështesin faktin se pavarësia e Kosovës ktheu një faqe për kombin shqiptar, por nuk mbylli krejt librin?
Besoj se pavarësia e Kosovës i jep fund çështjes së regjimit të shqiptarëve në Ballkan. Vërtet që ka shqiptarë të tjerë në jug të Serbisë, në Mal të Zi dhe në Maqedoni. Minoritete ka kudo. Të drejtat e tyre në kuadrin e marrëveshjeve për minoritetet duhen respektuar, por ideja për një riformim të kufijve është krejtësisht regresive, sepse do të krijonte tensione dhe pasiguri për 15-20 vitet e ardhshme, një periudhë që do mund ta shfrytëzonim shumë mirë që të hynim në Europë.
Domethënë për ju, çështja shqiptarë mbaroi me pavarësinë e Kosovës?
Unë besoj se faqja e librit shqiptar në Ballkan u mbyll. Po, unë besoj se u zgjidh përfundimisht. Por duhet respektuar marrëveshja e Ohrit.
Në këtë situatë tepër të trazuar shohim kohët e fundit gjithnjë e më shumë në internet të shfaqen disa qarqe që nxitin çështjen e Çamërisë, një lëvizje që në Greqi nuk po ikën pa u ndjekur.Sipas jush, ekziston një çështje e tillë dhe nëse po, mund të krijojë shqetësime në marrëdhëniet greko-shqiptare?
Siç e dini, çështja çame ka qenë në axhendën e gjithë takimeve qeveritare prej vitit 1992 deri në 1996-ën, dhe vlerësoj se i është dhënë një përgjigje e duhur me nënshkrimin e marrëveshjes së miqësisë dhe bashkëpunimit që nënshkruan pala greke dhe ajo shqiptare. Kjo ishte krejtësisht në kuadrin e së Drejtës Ndërkombëtare për Paqen dhe Stabilitetin në rajon. Sipas kësaj marrëveshjeje, problemet e pronësisë që përballojnë grekët dhe shqiptarët janë probleme gjyqësore, teknike dhe ligjore dhe duhet të zgjidhen mbi këtë bazë.
Pra nuk duhet të shqetësohet pala greke?
Jo. Por grekët dhe shqiptarët duhet ta dinë se çështja e pasurive është çështje pasurish dhe si e tillë nëse nuk zgjidhet sot, do të zgjidhet nesër ose pasnesër, sepse ekziston edhe një Gjykatë europiane e të drejtave njerëzore. Më mirë pra ta zgjidhin bashkërisht dhe në mënyrë të sinqertë sesa të krijohen probleme. Të krijohen komisione, të shikojnë dosjet, të japin përgjigje. Marrëveshja e Miqësisë përcakton saktë njohjen e të drejtave dhe respektimin e kufijve midis dy vendeve. Në këtë kuadër, asnjë prej dy shteteve nuk ka synime tokësore. Kjo është më se e qartë.
Ndjeni se në integrimin tuaj në NATO dhe në BE keni mbështetjen e sinqertë të Greqisë?
Po, unë e kam këtë ndjenjë, sepse ky është edhe një realitet. Greqia i ka dhënë një ndihmë të çmuar Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Nuk besoj se ekziston dikush që të dyshojë për këtë. Dhe një rol tepër të madh për marrëdhëniet shqiptaro-greke ka dhënë pa dyshim kryepeshkopi Anastas.
Por ama ka shumë vite që kërkesës së tij për marrjen e nënshtetësisë shqiptare nuk i jepet përgjigje.
Problemi është që unë jam kryeministër dhe këtë çështje e ka në dorë presidenti.
==========================================================ballkanweb=========================
Image

Image
User avatar
tenda-mane
GJENERAL-KOLONEL
GJENERAL-KOLONEL
 
Posts: 193
Joined: Sat Feb 23, 2008 1:31 am
Gender: None specified
LEK: 53
Country: Albania (al)
Karma: 9

Re: Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby ucc on Fri Mar 14, 2008 12:58 am

po cthua o Sale?????
c'jane keto cudira.libri i ceshtjes shqiptare sa eshte hapur e jo u mbyll.
Problemi cam nuk eshte mbyllur apo zgjidhur,ai tani do hapet.
po ato budallalleqe te minoritetit shqiptar ne serbi,maqedoni e mal te zi c'jane.
Po shqiptaret aty jane ne tokat e veta e jane te pushtuar nga ardhacuket sllave.........
bo bo bo bo cfare tmerri!!!!
dhe kur mendon qe eshte kryeministri i gjithe shqiptareve....
USHTRIA CLIRIMTARE E CAMERISE
Image
User avatar
ucc
Anëtar i respektuar
 
Posts: 18
Joined: Thu Feb 28, 2008 2:55 am
Gender: None specified
LEK: 2
Karma: 5

Re: Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby XXL on Fri Mar 14, 2008 1:10 am

Mendoj se Berisha eshte treguar politikan dhe diplomat kesaj here.
Nuk na duhen ne shqiptareve sherret tani se jemi ne prag te hyrjes ne NATO e ne BE.
ketyre gjerave do tu vije me vone rradha.secila ne rradhen e vet.
Tani jemi edhe ne qender te vemendjes nderkombetare dhe nuk duhet te luajme nacionalistin e madh.Aq me shume kur po akuzohemi per Shqiperine e Madhe.
mendoj se ka bere mire.
XXL
Anëtar i respektuar
 
Posts: 11
Joined: Thu Feb 28, 2008 2:36 am
Gender: None specified
LEK: 4
Karma: 10

Re: Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby XXL on Fri Mar 14, 2008 1:13 am

ucc wrote:po cthua o Sale?????
c'jane keto cudira.libri i ceshtjes shqiptare sa eshte hapur e jo u mbyll.
Problemi cam nuk eshte mbyllur apo zgjidhur,ai tani do hapet.
po ato budallalleqe te minoritetit shqiptar ne serbi,maqedoni e mal te zi c'jane.
Po shqiptaret aty jane ne tokat e veta e jane te pushtuar nga ardhacuket sllave.........
bo bo bo bo cfare tmerri!!!!
dhe kur mendon qe eshte kryeministri i gjithe shqiptareve....

Them se meriton pak me shume respekt.
ucc, ai eshte kryeministri i gjithe shqiptareve ,edhe yti.
me te mira
XXL
Anëtar i respektuar
 
Posts: 11
Joined: Thu Feb 28, 2008 2:36 am
Gender: None specified
LEK: 4
Karma: 10

Re: Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby ucc on Fri Mar 14, 2008 1:16 am

ooooooooo XXL po thua brockulla.
kryeministri im eshte kur mbron interesat e mia e jo kur i hedh ne ere.
Tani jemi edhe ne qender te vemendjes nderkombetare dhe nuk duhet te luajme nacionalistin e madh.Aq me shume kur po akuzohemi per Shqiperine e Madhe.

Po kjo nuk eshte akuze.C'do shqiptar e ka enderr SHQIPERINE e MADHE.e pse nuk duhet ta pranojme.
SHQIPERIA E MADHE = Shqiperine e vertete .do te behet se ashtu ka qene.
tani eshte e vogel se e kane copetuar nga te gjitha anet sllavo-greko-ortodokset te ndihmuar nga disa shqiptare te shitur
Kam edhe nje pyetje
pse XXL?????
ke koken e madhe?
:2 :cccccc vvvvv dddd :d :D :d
USHTRIA CLIRIMTARE E CAMERISE
Image
User avatar
ucc
Anëtar i respektuar
 
Posts: 18
Joined: Thu Feb 28, 2008 2:55 am
Gender: None specified
LEK: 2
Karma: 5

Re: Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby XXL on Fri Mar 14, 2008 1:25 am

Qe ta dish ti ucc :
XXL kam dicka tjeter
XXL
Anëtar i respektuar
 
Posts: 11
Joined: Thu Feb 28, 2008 2:36 am
Gender: None specified
LEK: 4
Karma: 10

Re: Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby ucc on Fri Mar 14, 2008 1:29 am

XXL wrote:Qe ta dish ti ucc :
XXL kam dicka tjeter

prandaj e ke perdorur per username
se ai te perfaqeson.
duhet te mburresh me shume me trurin se sa me .....
dhe kujdes se kur e ke te madh mund te te kaloje nga mbrapa e te te hyje ne b.....
USHTRIA CLIRIMTARE E CAMERISE
Image
User avatar
ucc
Anëtar i respektuar
 
Posts: 18
Joined: Thu Feb 28, 2008 2:55 am
Gender: None specified
LEK: 2
Karma: 5

Re: Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby tenda-mane on Fri Mar 14, 2008 1:34 am

ucc wrote:
XXL wrote:Qe ta dish ti ucc :
XXL kam dicka tjeter

prandaj e ke perdorur per username
se ai te perfaqeson.
duhet te mburresh me shume me trurin se sa me .....
dhe kujdes se kur e ke te madh mund te te kaloje nga mbrapa e te te hyje ne b.....

ucc dhe XXL keni paralajmerim per perjashtim nga ky forum
lexoni rregulloren para se te postoni
Image

Image
User avatar
tenda-mane
GJENERAL-KOLONEL
GJENERAL-KOLONEL
 
Posts: 193
Joined: Sat Feb 23, 2008 1:31 am
Gender: None specified
LEK: 53
Country: Albania (al)
Karma: 9

Re: Berisha: Pronat e çamëve në gjykatat europiane

Postby Daniela on Fri Mar 14, 2008 1:38 am

Ka disa anetare ne forum qe me shume lexojne se sa shkruajne.
te pakten per respekt te tyre mos shkruani karagjozlleqe te tilla.
nuk kemi kohe te lexojme te tilla gjera XXL dhe ucc.
Daniela
Anëtar i respektuar
 
Posts: 14
Joined: Sat Mar 01, 2008 2:39 am
Location: SARANDE
Gender: None specified
LEK: 2
Country: Albania (al)
Karma: 11


Return to LAJME


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest