• Tag cloud

Padisin Google për shkak të trafikut që u sjell

Posto lajme ketu qe te dalin ne faqen e pare.

Padisin Google për shkak të trafikut që u sjell

Postby tenda-mane on Thu May 29, 2008 1:08 am

Padisin Google për shkak të trafikut që u sjell
Derisa shumica e hapësirave tjera të uebit në mbarë botën mbështeten pikërisht në Google, i cili nëpërmjet makinës së tij të kërkimit sjellë pjesë të konsiderueshme të vizitorëve, disa botues të caktuar belgë, mu për këtë fakt, kanë vendosur të padisin sërish kompaninë Google.

Gazetat belge, Le Soir e La Libre Bélgique, kanë vendosur të padisin Googlen dhe të kërkojnë nga gjiganti i internetit dëmshpërblim financiar me vlerë prej 49 milionë eurosh, dhe këtë mu për arsyen se ai publikon dhe furnizon të tjerët me përmbajtje pa lejen e tyre.

Këtë padi më të re të çuditshme e ka nisur në emër të publikimeve të caktuara, Copiepresse, organizata e cila përfaqëson një pjesë të caktuar të botuesve belgë nga rajoni i cili mbulon lajme në gjuhën frënge dhe atë gjermane.

Edhe tingëllon befasuese - Google vitin e kaluar ka humbur një padi të ngjashme nga disa publikime belge, të cilat publikojnë përmbajtje në internet dhe për këtë është dashur të largojë lajmet e tyre nga Google News.

Përveç vet largimit, gjykata belge i ka caktuar dënimin me vlerë prej katër milionë eurosh, mirëpo pasi që përfaqësuesit e gjigantit të internetit janë ankuar, ata ende presin vendimin e gjyqit për këtë.

http://www.google.com
Image

Image
User avatar
tenda-mane
GJENERAL-KOLONEL
GJENERAL-KOLONEL
 
Posts: 193
Joined: Sat Feb 23, 2008 1:31 am
Gender: None specified
LEK: 53
Country: Albania (al)
Karma: 9

Return to LAJME


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest